Norvegjia u bëri thirrje kompanive në vend të mos përfshihen në bashkëpunim tregtar që i shërben Izraelit të vazhdojë pushtimin e tij në Palestinë.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë thuhet: “Mos u përfshini në tregti dhe bashkëpunim që i shërben Izraelit për të vazhduar pushtimin e Palestinës”.
Më tej në deklaratë kujtohet se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ka thënë se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
“Kompanitë norvegjeze duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Marrëdhëniet tregtare që mund t’i shërbejnë vazhdimit të ekzistencës së paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze bartin rrezikun se ato mund të ndërthuren me shkelje të të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar”, thuhet në deklaratë.
“Vlerësoni menjëherë nëse duhet të ndërpriten apo jo marrëdhëniet e biznesit me organizatat të cilat shërbejnë që Izraeli të vazhdojë praninë e paligjshme në territoret e pushtuara palestineze “, nënvizohet mes tjerash.
Në deklaratë janë përfshirë edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm, Espen Barth Eide për këtë temë. “Nëse duam të kemi sukses në përfundimin e pushtimit, kushdo që siguron të ardhura për këtë aktivitet duhet të marrë përgjegjësi”, ka thënë Eide.