Tottenham ka mposhtur Dortmundin në “Wembley” në sfidën e parë që vlen një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Londinezët edhe pse me mungesa zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ku në pjesën e dytë shënuan tri herë.

Sipas WhoScore.com Jan Vertonghen është vlerësuar si lojtari i ndeshjes duke marrë notën (9.3).

Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në të 83-ën, ndërsa nga njëherë shënuan edhe Heung Min e Fernando Llorente.

I dyti më i votuar është Eriksen me 8.4. Aurier,Alderweireld, Sanchez, Foyth e Winkins po ashtu u paraqitën mirë.

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte portieri i Dortmundit Burki i cili mori notën (5.7), vlerësimi i dobët i tij erdhi pas tre golave të pësuar në portën e tij. Për Totenhamin lojtari më i dobët ishte Moura i cili u vlerësua me notën (6.8).

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb