Më në fund C.Ancelotti bindet dhe i jep disa minuta Elseid Hysajt por jo mjaftueshëm për të marrë një vlerësim dhe për të treguar potencialin e tij, vijon të mos shihet titullarë në sytë e trajnerit të Napolit. Edi Reja ka një arsye më shumë për të qenë i qetë në ndeshjet e ardhshme në “Euro2020”, dy portierët kuqezi, Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha po kalojnë një moment të mirë, mbi të gjitha portieri i Spal.

Berisha
Berisha

Sfida ndaj Juventusit mund të përfundonte në një goleadë nëse nuk do të ishte për Berishën. I jashtëzakonshëm në pjesën e parë kundër Ramsey. Në pjesën e dytë ngre një mur ku vetëm Ronaldo mundi ta thyej. Realizoi disa pritje që meritojnë duartrokitje, skena ishte e gjitha për të, nota 8 për Berishën.

Strakosha
Strakosha

Tomas Strakosha duket se pak nga pak po e kalon atë moment të vështirë në fillim të sezonit. Pret gjithçka që Xhenova i dërgoi në portë, praktikisht i pakalueshëm, nota 7 për Strakoshën.

Gjimshiti
Gjimshiti

Titullarë dhe 90-minuta në fushë për Atalantën ishte dhe Berat Gjimshiti: Organizon mirë prapavijën është gati i pakalueshëm në lojën në ajër. Defrel i qëndroi larg, më pas e kaloi në të vetmin rast, nota 6 për Gjimshitin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb