Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha vijojnë duelin e tyre në distancë edhe për të fituar një fanellë titullari në përfaqësuesen kuqezi, pavarësisht se paraqitja në klube jo gjithnjë merret në konsideratë, kështu ndodhi dhe në dy sfidat e fundit në “Euro2020”.


Berisha
Berisha

Berisha po kalon një moment më pozitiv në rang klubesh, kjo u pa qartë edhe këtë javë ku gardiani i Spal mori një notë më shumë se sa Strakosha: “Pësoi dy gola pasiv, sigurisht që mund të bënte diçka më shumë pavarësisht goditjeve fantastike të Nainggolan dhe Frago, nota 6,5 për Berishën.


Strakosha
Strakosha

Brenda një 37-minutave, Strakosha pësoi 3 gola, fajtor në golin e dytë të shënuar nga Muriel. Pavarësisht gola të pësuar në pjesën e parë ishte protagonist në disa raste që i hoqën mundësinë Atalantës të shkëputej edhe më shumë, nota 5,5 për Strakoshën.


Kumbulla
Kumbulla

Vijon të shijoj statusin e tij si titullar tek Verona, Marash Kumbulla: “Kaq i ri dhe arrin ti bëj ballë ndeshjeve kaq të vështira si ajo kundër Napolit, “San Paolo” mund të konsiderohet si një test i kaluar, pavarësisht vështirësive”, nota 6 për Kumbullën.

Dermaku
Dermaku

Legjionari më i vlerësuar në këtë javë të Serie A ishte Kastriot Dermaku: “Vendos fizikun e tij përballë Pandev, bie në sy aftësitë e tij në lojën në ajër, i pakalueshëm. Del nga fusha në minutën e 75-të duke mos qenë në 100% të formës, asgjë për tu shqetësuar”, nota 7
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb