Java e 4-ët e Serie A pa si protagonistë të gjithë legjionarët kuqezi, përjashto Hysajn i cili vazhdon të ngroh stolin te Napoli. Pas një ecuri aspak pozitive, Tomas Strakosha me Lazion e tij arrin të mbyll një 90-minutësh pa pësuar gol:


Strakosha
Strakosha

“Paqartësitë nuk janë shuar por në mbrëmjen e kaluar në stadiumin Olimpik nuk u panë gabimet e bëra në dy ndeshjet e fundit, nota 6 për Strakoshën”. Ndryshe nga Strakosha, Etrit Berisha vijon momentin pozitiv, pavarësisht se ndaj Sasuolës pësoi 3 gola:


Berisha
Berisha

“Nuk kishte ç’të bënte në 3 golat e pësuar, përkundrazi ka merita që Spal nuk pësoi më shumë, nota 6 për Berishën”. Një ndeshje të mirë kundër Fiorentinës zhvilloi Berat Gjimshiti:


Gjimshiti
Gjimshiti

“Lexoi mirë sulmet e kundërshtarëve, mbyllje efikase, zgjedhja të duhura në kohë dhe në lojën në ajër, nota 6 për Gjimshitin”. Legjionari më pak i vlerësuar këtë javë ishte Marash Kumbulla, fundja përballë kishte CR7 me shokë:

Kumbulla
Kumbulla

“E nisi keq duke u ndëshkuar me karton të verdhë pas një faulli të panevojshëm ndaj Dybala në mesin e fushës. U rrit me kalimin e minutave duke dalë fitues edhe në disa duele ajrorë. Më pas ndëshkohet me të kuq, i dyti i verdhë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes i vetëdijshëm se sa peshë kishte kartoni i parë, nota 5,5” për Kumbullën.
(BalkanWeb)