Serie A mbetet vitrina më e rëndësishme e legjionarëve kuqezi të shpërndarë në Europë. Sezoni i ri në futbollin italian startoi me disa konfirmime: Edy Reja as këtë sezon nuk do të shqetësohet për portën, dy gardianët, Strakosha dhe Berisha zbritën sërish si titullarë për ekipet respektive. I larguar nga Atalanta pasi humbi statusin e titullarit, Etrit Berisha debutoi me fanellën e Spal në një 90-minutësh fantastik përballë ish ekipit të tij. Berisha ishte legjionari më i vlerësuar në këtë premierë të Serie A:

Berisha
Berisha

“Në pjesën e parë ishte përcaktues në të paktën 3 raste të pastra, dy ndaj ishte shokëve të tij, Freuler dhe Gomez dhe në një rast duke devijuar topin në rrjetën e jashtme. Më pas bëhet pengesë ndaj Muriel dhe Pasalic, nuk mund të bënte më shumë, nota 7 për Berishën”, shkruan TuttomercatoWeb.

Gjimshiti
Gjimshiti

Spal-Atalanta ishte një mini derbi mes shqiptarësh, titullar dhe 90-minuta në fushë ishte dhe Berat Gjimshti, i rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të pësuar: “Lëvizjet e tij gjatë kohës kur Atalanta ishte në avantazh ishte të rrezikshme, më pas në krahun e tij kundërshtarët duken pak, nota 6 për Gjimshitin”.

Strakosha
Strakosha

Rikthehet si titullarë pas një dëmtimi të gjatë edhe Thomas Strakosha: “Kishte më pak raste në portë se sa homologu i tij për të qenë protagonist por kur thirret në apel është gjithnjë prezent, nota 6,5 për Strakoshën”.

Hysaj
Hysaj

Ashtu siç pritej, Elseid Hysaj nuk ishte preferencë e parë e C.Ancelottit në transfertën kundër Fiorentinës. I hedhur në fushë si zëvendësues në minutën e 84-të, Hysaj rrezikoi jashtëzakonisht shumë ta shkaktonte penallti ndaj Ribery, nota 5 për Hysaj.

Kumbulla
Kumbulla

Befasues ishte debutimi i Marash Kumbullës si titullarë me fanellën e Verona. Mbrojtësi kuqezi qëndroi në fushë për 90 minuta: “Mbahet mirë, nuk ishte aspak e lehtë kundër një kundërshtari si Bolonja e cila ishte me një lojtar më shumë thuajse gjatë gjithë takimit, nota 6,5 për Kumbullën”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb