I sigurt, i “akullt” në çdo rast, Strakosha zhvilloi një 90-minutësh të madh kundër Inter, merr komplimentet e kundërshtarëve, urimet e lacialëve, pasi kjo fitore minimale kundër ziklatërve do të thotë shumë, një fitore që i afron me europën dhe i lejon të shohim zonën Champions:

Strakosha Nota
Strakosha Nota

“Të gjithë ndërhyrjet e tij ishin të rëndësishme, me stil, mbase për tu riparë. Mund të thuash që është me e rëndësishme të jesh efikas se sa i bukur, nota 7 për Strakoshën”, shkruan TuttomercatoWeb.

Hysaj Dzeko
Hysaj Dzeko

Titullarë në “pokerin” kundër Romës ishte Elseid Hysaj, një paraqitje pozitive e cila zgjati deri në minutën e 68-të teksa u zëvendësuar nga Malciut: “Perotti ishte i vetmi klient i vështirë për mbrojtjen e Napolit, luajti pikërisht në krahun e Hysaj, korrekt në mbrojtje, diskret kur shtynte përpara, nota 6 për Hysaj”.

Hysaj Nota
Hysaj Nota

Titullarë dhe 90-minuta në fushë për Empolin ishte dhe legjionari kuqezi, Frederik Veseli: “Për sa kohë në fushë nuk ishte Kean ia del më së mirë, futja në fushë e sulmuesit italian e bën pak konfuz, nota 6 për Veselin”.

Veseli Nota
Veseli Nota

Nuk u preferuan asnjë minutë dy shqiptarët që aktivizohen tek Atalanta, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb