TIRANE

Zv/kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur interesit të medias lidhur me betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës Kushtetuese, te noterja Miranda Xhemalçe.

Në përfundim të seancës së jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta e Kuvendit për presidentit Ilir Meta me titull: “ Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”, Brace tha se kur flasim për Kushtetutën duhet t’i referohemi asaj në tërësi.

“Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar kryetaren e dhomës së noterëve e cila i është refuar një procesi ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast nuk është parukeri. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi”- u shpreh Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb