Notre Dame do të mbetet e mbyllur për publikun për të paktën 5-6 vite. Një gjë të tillë e bën me dije prifti dhe përgjegjësi i katedrales. Katedralja, ndër të tjera nuk ishte siguruar ndaj edhe i takon Francës të marrë përsipër shpenzimet.

NDIHMA E MBLEDHUR NGA KONTRIBUESIT PRIVATË

Shtetit francez do t’i vijnë, megjithatë, në ndihmë kontributet e mbledhura në mënyrë private, që vetëm gjatë së martës kanë prekur koutën e 700 milionë eurove dhe në një kohë të shkurtër do kalojnë edhe shifrën e  miliardëve. Ndërkohë ministri i Kulturës, Franc Riester, ka garantuar që “shteti do bëjë atë që duhet”.

SOLIDARITETI I KATEDRALEVE TË FRANCËS

Ndër të tjera, këmbanat e të gjithë katedraleve të Francës do të kumbojnë të markurën rreth orës 18:50, orë ku gjatë të hënës katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët, shkruan France info. Një gjest solidariteti që kërkon të simbolizojë edhe bashkimin kombëtar përballë fatkeqësisë.

Mesazhi i papës.”Përfitoj nga rasti për t’i shprehur komunitetit dioqez të Parisit dhe të gjithë parizienëve dashurinë time të madhe dhe afrimitetin tim pas zjarrit në Katedralen e Notre Dame.”-janë këto disa nga fjalët e shqiptuara nga papa Francesku në sheshin  e “San Pietro”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb