FRANCE

Katedralja e Notre-Dame nuk ishte e siguruar, dhe ndaj duhet të jetë shteti francez pronar i strukturës , ai që duhet të kujdeset për restaurimin e strukturës që u përfshi nga flakët të hënën në darkë. Shteti francez, në fakt,  në mungesë është një sigurues i vetvetes për sa i përket ndërtesave fetare të së cilës është pronari. Ministri i Kulturës, Franck Riester, megjithatë ka garantuar se “shteti do të bëjë atë që duhet”.

Kombi francez, Europa dhe bota u trondit nga ngjarja e paprecedentë e djegies së Katedrales, simbol kulturor në Paris. Prokurorët francezë kanë deklaruar se zjarri që ka rënë në ndërtesën e Notre Dame ka gjasa të jetë aksidental.

Më shumë se 400 zjarrfikës kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve në Katedrale. Ata punuan 14 orë rresht për të shuar flakët në Katedralen 8-shekullore. Prokurori publik Paris Remy Heitz tha se nuk ka asnjë shenjë të dukshme se kemi të bëjmë me zjarrvënie, shkruan “Reuters”.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb