Nottingham Forest vijon të jetë skuadra suprizë e momentit në Angli. Skuadra angleze pas fitores në sfidën e së hënës në mbrëmje në transfertë ndaj Wolverhampton, ka regjistruar suksesin e 6 radhazi.

Një makineri perfekte ekipi i portugezit Espirito Santos, që ngjitet në vendin e dytë së bashku me Arsenalin, në kuotën e 40 pikëve. Ndaj ish skuadrës së teknikut portugez Wolverhampton, miqtë siguruan një fitore të pastër me shifrat 0-3, falë golave të Gibbs-White, Wood dhe Awoniyi.

Që pas humbjes ndaj Cityt 3-0 më 4 Dhjetor, skuadra e Forrest ka mposhtur Manchester United, Aston Villën, Brentford,Tottenham, Everton dhe së fundmi Wolverhampton.

Për nostalgjikët e fundit të viteve 70, kjo skuadër po krijon iluzionet e Nottingamit të madh, skuadrës që ngriti lart trofeun e kampionit të evropës, në dy sezone radhazi.

Dhe meqë jemi tek suksest e së shkuarë, skuadra e Forrest falë 6 suksese radhazi këtë sezon, ka arritur të barazojë edhe rekordin e fitoreve radhazi që kjo skuadër ka patur në sezonin 1966-1967.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb