Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayern Munchenit që u luajt në “Anfield Road”. Liverpool nuk arriti të shfrytëzonte faktorin ‘fushë’ për të dalë nga ky takim me një rezultat pozitiv dhe për të qenë më komod në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet në Gjermani. Pas ndeshjes Nojer është shprehur se e ‘prisnim një ndeshje të vështirë pasi Liverpooli është ekip me kualitet’.

“Kemi mbrojtur mirë dhe ishim kompaktë deri në fund. Donim të merrnim një rezultat të mirë, por mëkat që nuk shfrytëzuam mundësitë. Martinez e vërtetoj se sot është bishë. Rezultati për ndeshjen e kthimit nuk është i keq, por mund të kishte qenë edhe më mirë. Në ndeshjen e ardhme çdo gjë është e hapur”, përfundoi Noyer.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb