4 ndeshje, 4 fitore, Laçi është padiskutim ekipi i momentin, një skuadër e transformuar totalisht nën drejtimin e Armando Cungut. Nga ferri në parajsë tashmë bardhezinjtë e shohin vetën në vendin e 3-të në kuotën e 19-të pikëve. Kurbinasit kalojnë dhe pengesën e radhës, Kukësin, sërish i falen Nuabuezes, me nigerianin që këtë herë realizoi një gol normal nga 11 metra distancë.


Shpëtim Duro sheh sërish makthe, mungesat e shumta e kushtëzuan në formacion ku pa Abazaj, Musolli, Limaj dhe Vasil Shkurtaj ekipi i tij nuk ishte as i bukur e as i rrezikshëm. Vendasit dukshëm ishte të karikuar në maksimum, kjo u pa qartë që në fillim me Nuabuezen që ishte rrezik konstant, në minutën e 12-të nigeriani reklamoi një 11-metërsh për faull në zonë.


Kukësi e kishte të vështirë të dilte përpara me aksione të rrjedhshme, provuan shpesh me goditje nga distanca por pa qenë të saktë. Pikërisht në momentin më të mirë, kur verilindorët po fiton terren në gjysmëfushën e Laçit, Teqja shkakton një 11-metërsh për prekje të topit më dorë. Nuabueze u tregua i saktë duke kaluar Laçin në avantazh, një gol që në fund rezultoi një 3 pikësh.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb