Nga: ZONJA KATERINA

1 pako nudëlls, 3 speca me ngjyra të ndryshme, 1 karrotë, 1-2 kunguj të njomë, 1 qepë të thatë
2 lgj vaj ulliri, 1 lgj koncentrat perimesh, 1 litër ujë, Kripë, piper, Salcë soje ose lëng limoni për servirje

Në një tenxhere kaurdisim me 2 lugë vaj ulliri qepën e grirë imët. Më pas shtojmë perimet të prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Shtojmë më pas buljonin e perimeve (1 litër ujë me koncentrat perimesh) të ngrohur.

E lemë buljonin së bashku me perimet të marrë valë për 4-5 minuta dhe më pas shtojmë nudëllsat të cilat i lemë të ziejnë vetëm 5 minuta. Sapo të jenë gati i servirim menjëherë të ngrohta spërkatur me piper të zi dhe pak salcë soje ose lëng limoni.

(vila24/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb