Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se mendon se Arta Marku ka bërë edhe gabime në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Minxhozi u shpreh se Arta Marku nuk ka arrestuar politikanë të nivelit të lartë, edhe pse në vend ka pasur disa ngjarje të rënda kriminale në kohën që Marku ishte në krye të institucionit të akuzës.


Zonja Marku siç e nisi me të përkohshme, duhet ta mbarojë si e tillë. Ajo e ka provuar se ishte kalimtare. Natyrisht se e ka një sfidë të vështirë sepse lëviz në erëra të forta, mund të krijojë edhe simbol që i ri rri mirë zyrës. Gabimi i Arta Markut ka bërë gabimin e mëparshëm, duke bërë pakt mos-sulmimin ndaj politikanëve. Pra, si kryeprokurore ajo në disa ngjarje ajo më shumë nuk ka hyrë sesa ka marrë risqe. Ajo në këtë pikë është si kryeprokurorët më herët, nuk ka sulmuar në nivele të larta politike”, tha Minxhozi.


(d.xh/Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb