TIRANE

Jona Spahiu ka qenë e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Ajo ka treguar sesi është jeta e saj tanimë që është bërë nënë, pse iu fut rrugës së biznesit, por edhe a ka ndërmend ajo që t’i rikthehet televizionit.

Ndër të tjera, Jona Spahiu ka treguar që fillimet e saj në botën e medias nuk kanë qenë shumë të thjeshta, madje ka pasur nga ata persona që i kanë thënë që ajo nuk bën për këtë punë.

“Në momentin që unë doja të isha në televizion kam trokitur në shumë dyer, kam bërë prova, edhe në radio po ashtu më kanë bërë një trajnim prej 3 muajsh dhe në fund më thanë që ti nuk je për këtu”, është shprehur Jona Spahiu.

E pyetur nëse u flet të gjithëve atyre njerëzve që e kanë mërzitur dhe zhgënjyer modertaroja është përgjigjur se nuk e ka në natyrë të mbaj mëri.

“Në fakt nuk jam natyrë që mbaj mëri. Mendoj se kjo ka ardhur me kalimin e kohës. Sa më shumë jam përmbushur unë në jetë, sa më e lumtur edhe e rrethuar nga gjërat e mira si nga ana personale dhe si nga ana profesionale, akoma më shumë i kam lënë gjërat që të shkojnë”, -ka shpjeguar Jona Spahiu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: