Një tjetër pasion i të ndjerës Adela Xhamani, ish-gazetare dhe konkurrente e Big Brother, ishte edhe kënga.

Së bashku me ish-partnerin e saj Bjordi ajo ka kënduar në ”Kënga magjike” të vitit 2010 ‘’Nuk betohem dot”, dedikuar dashurisë.

Ajo u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak mëngjesin e sotëm, duke lënë pas dhimbje për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.

Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, ku u njoh dhe me Bjordin.

Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”.

https://www.youtube.com/watch?v=1lOfoR6VRfs

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: