VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”, një 41-vjeçar i cili pavarësisht një urdhri mbrojtjeje ka dhunuar familjarët e tij. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi A.SH., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkelur Urdhrin e Gjykatës duke shkuar në banesën e familjarëve të tij në lagjen “28 Nëntori” dhe ka dhunuar psikologjikisht vëllain, nënën e tij por edhe të afërm të tjerë për motive të dobëta.

Bëjmë me dije se kjo situatë është e përsëritur pasi 41-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb