TIRANE

Komisioni i Ligjeve nuk do të mblidhet në seancë të veçantë, ashtu siç rekomandoi Komisioni i pavarur pë monitorimin e zbatimit të refromës në drejtësi, për të dëgjuar drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, mbi çështjen “Sheshi”. Kryekomisioneri i Ligjeve tha se kjo çështje do të ngrihet vetëm në rastin kur Autoriteti i Dosjeve do raportojë për aktivitetin vjetor, për të cilin ende nuk ka një datë.

Por çdo të ndodhë me fatin e prokurorit Bujar Sheshi, për të cilin dokumentet e publikuara e shfaqin si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit? Ulsi Manja thotë se vendimmarrja i takon Gjykatës.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zyrtarisht ka dekaruar se për asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me Sigurimin dhe se gjithçka është sajesë politike që përmes tij të goditet KLP dhe organet e reja të drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb