Gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ka mbajtur fjalën edhe Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD. Gjatë fjalimit të tij përpara protestuesve Këlliçi ka deklaruar se ata janë në aty për të denoncuar me fakte e prova të gjitha aferat e Bashkisë.

Ai iu drejtua protestuesve teksa e cilëson masën e arrestit në shtëpi ndaj Berishës të paligjshme. Këlliçi tha se “sa kohë kjo i ndodh liderit të opozitës në vend, atëherë çfarë të mendohet për qytetarët e tjerë të vendit, atyre që nuk kanë njohje politike apo mandate”.

Ndër të tjera, Këlliçi u shpreh se protestat e tyre do të vijojnë, për të gjitha ato që sipas tyre janë afera por edhe për mbajtjen peng të kreut të opozitës, tha Këlliçi.

Fjala e plotë në protestën e opozitës: 

Të nderuar qytetarë, vini dhe protestoni pëpara tashmë para asaj që çdo qytetar e di që është selia e grupit të strukturuar kriminal 5D dhe të inceneratorit Tiranë. E cila vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, nga një kryehajdut që quhet Erion Veliaj! Vetëm nga kjo protesta e fundit në këtë javë, kemi zbuluar dy personazhe të reja të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit dhe të 5D.
Së pari, ekziston një shtetas që quhet Elton Bualli, ky individ me të cilin jemi konfliktuar fizikisht kur vajtëm për të denoncuar në landfillin e Sharrës, ky individ që është denoncuar me dhjetëra herë nga foltorja e PD. Ky individ figuronte drejtor i inceneratorit të Tiranës, drejtor i inceneratorit në Fier. Personazh kryesor që komunikonte me bandën dhe për interesa të bandës në Zimbabve, Hollandë, Tunizi, etj.
Ky mori para për të ngritur edhe një serë me paratë e fermerëve nga programi IPARD, edhe këto para që vijnë për fermerët, do të duhej t’i vidhte inceneratori i Tiranës. Elton Bualli bashke me Stela Gugallen morën plot 310 mijë euro.
Por çfarë ka bërë SPAK-u, do të thoni ju? Kolegët e Erion Veliajt, edhe në ato 8 masa të lëshuara në javën e kaluar nuk kanë patur guxim që të përmendin emrin e këtij individi, i cili është lidhje e drejtpërdrejtë e Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës. I cili komunikonte me bashkinë e Tiranës në mënyrë periodike duke dhënë urdhra se ku depozitoheshin dherat, kush paguante para për dherat dhe kush nuk paguante para për dherat. Dhe menaxhonte punët e përditshme të Erion Veliajt në landfill.
Kemi bërë publike atë çfarë ka kërkuar Gjykata e Apelit të Posaçëm për t’u ardhur në ndihme kolegëve të Erionit në SPAK dhe kolegët e Erion Veliajt kanë vendosur të amnistojnë bandën e inceneratorit të Tiranës dhe bandës 5D.
Këtë javë publikuam dhe vendimin si Titullar i Autoritetit Kontraktor të Arbjan Biftek Maznikut ose Arbjan Nusret Maznikut, i cili ndërkohë që hante 1000 euro biftekun në Dubai, firmoste shembjen e 13 pallateve në Tiranë dhe nxjerrjen prej leckash jashtë shtëpiave të tyre, të qindra e qindra familjeve. Ky bandit që as mortin në familjen Buzhiqi nuk e respektoi, duke i nxjerrë nga shtëpia ndërkohë që ishin në mort dhe duke i prerë dritat dhe ujin e pijshëm, vetëm që të linin shtëpiat e tyre, që tenderin për shembjen e pallateve ta fitonte 5D, banorët ti nxirrte jashtë Mariglen Qato me fadromat si drejtor i IMT dhe Veliaj të firmoste lejet e ndërtimit po sërish për 5D.
Kjo protestë është një një çështje përtej politikës, përtej të djathtës dhe të majtës. Kjo është një vjedhje e pashembullt. Kjo është një vjedhje që vetëm mediat e paguara nga paratë e inceneratorit të Tiranë me në krye hajdutin famoz Karlo Bollino, nuk mundet t’i bëjnë jehonë.
Do të ndalemi pak te ky bandit. Ky bandit i kallëzuar në SPAK si hajdut i tokave publike të Tiranës dhe parave të buxhetit të shtetit, nga mëngjesi në darkë përdor një ngrehinë që e quan media për të goditur opozitën, për të shpifur ndaj opozitës. Ne mediat e Bolinos shihni se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur dhe fajin për vjedhjen aty e ka opozita.
Por këta banditë që kanë kapur politikën dhe institucionet shtetërore, kanë kapur pushtetin qëndror dhe atë lokal, kanë kapur pushtetin mediatik do të duhet të marrin nga ne përgjigjen e merituar. Ne nuk tërhiqemi nga kauza e mbrojtjes së qytetit të Tiranës! Edhe pse temperaturat janë të larta, reagimi qytetar është i lartë, reagimi i opozitës do jetë edhe më i lartë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb