Vetëm pak ditë pranë familjes, vogëlushi Alvin Berisha, që trazoi mbarë opinionin publik shqiptar e italian, ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje.

Ai u shpëtua pak ditë më parë nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, dhe u dërgua pranë familjes së tij në Itali. Dashuria dhe përkujdesi i motrave dhe babait ka bërë që vogëlushi shqiptar të pësojë mjaft ndryshime, ndërsa duket se e ka marrë veten.

Fotoja e Alvin është publikuar nga gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku, i cili shkruan në “Facebook”: “Si ndryshoi keshtu? E thjeshte. Se pari dashuria dhe perkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur per te rezistuar perballe se keqes, ashtu edhe sot per tu bere ky djali qe eshte shohim. Ne fare pak dite nje tjeter femije”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb