Kamala Harris i ka kaluar muajt e fundit duke bërë zig-zage në SHBA në një përpjekje për t’u bërë presidente – por nëse ajo fiton zgjedhjet, teknikisht, nuk do të ishte hera e saj e parë në drejtim të vendit.
Në nëntor 2021, Joe Biden ia transferoi shkurtimisht pushtetin zëvendëspresidentes së tij ndërsa ishte nën anestezi për një kolonoskopi gjatë një kontrolli shëndetësor rutinë.
Kështu, për 85 minuta, Harris u bë presidentja në detyrë dhe gruaja e parë që mban detyrën në historinë e SHBA.