Deputeti demokrat Luan Baçi dhe kreu i Nisma Thurje Endri Shabani në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24, diskutuan lidhur me çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE.

Baçi tha se qytetarët po ndjejnë në kurrizin e tyre neo-diktaturën e Edi Ramës. “Shikoni se çfarë ndodhi dje në Parlament,  forcat speciale të Policisë, pa i thirrur askush hynë brenda rrethimit të Kuvendit”, tha Baçi. Ai u shpreh se opozita është në mosbindje civile dhe do të vijojë aksionin e saj opozitar.

Endri Shabani tha se PD i ka shpallur luftë amerikanëve, anglezëve dhe europianëve. Shabani tha se kemi eksponentë të opozitës që indirekt flasin kundër votës së emigrantëve, kur thonë se do i vjedhë Qeveria apo do i manipulojë këto vota.

“Ju thoni Edi Rama do iu vjedhë vota, do manipulojë, krijoni tensione duke mos lënë hyrjen e një alternative të tjerë. Ju thoni se votimi elektronik manipulohet, pra edhe atyre që kanë lidhje me elektoratin, çfarë mesazhi i jepni, se Edi Rama të vjedh apo manipulon votat?

Edi Rama është pakicë. Duhet një strategji që lidhet me hallet e shoqërisë. Duhej një reformim i PD-së, që do të çonte në një bashkim apo unifikim të atyre që janë kundër Edi Ramës”, tha Shabani, duke shtuar se “kjo është rruga që mund të rrëzohet autokracia”. Shabani tha se nuk mund të bashkëpunonte me një parti që drejtohet nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, deputeti Baçi e konsideroi si aspak normal vendosjen e kushteve që bashkëpunojmë me PD por mos jetë kryetar Sali Berisha. “Si mund t’i vihen kushte një partie që kë duhet të ketë kryetar”, tha Baçi.

Deputeti demokrat tha se opozita nuk heq dorë nga kërkesa e saj për Qeveri teknike për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Nuk do të marrësh asnjë votë nëse do të jetë votimi sikundër bëhet”, tha Baçi.

Ndërkohë, Shabani tha “po pse votat e mia do m’i mbrojnë numëruesit dhe vëzhguesit e PD dhe PS? Unë kam besim te votimi elektronik. Po pse çunat problematikë do më mbrojnë votat mua? Ata negociojmë si do të ndajmë votat, sa PD sa PS”.

“Vota nuk vidhet në tavolinat e numërimit, vidhet para se të hyjë në kuti”, tha Baçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb