Mbi 100 mijë persona kanë mbushur sot qendrën e Beogradit, në atë që është konsideruar si protesta më e madhe e studentëve.
Zyrtarisht protesta pritet të nisë në orën 16:00 edhe pse protestuesit janë mbledhur në pikat kryesore të kryeqytetit serb prej disa orësh.
Tubimi kryesor do të jetë para Kuvendit të Serbisë, por edhe në Slavija, ku do të ketë podium nga ku do të jepen mesazhet nga folës të ndryshëm.
Plani i protestës:
Tubimi kryesor zhvillohet para Asamblesë Kombëtare dhe programi zyrtar do të fillojë në orën 16:00, me një program muzikor njëorësh.
Në orën 17 janë caktuar fjalimet hyrëse, pas gjysmë ore më pas fjalimi “Nuk do të na shkelësh”, dhe në orën 17:40 do të shfaqet videoklipi “Urrejtje/Dashuri”.
Programi vazhdon në orën 18:00 me performancën e korit, pas së cilës edukatorët do të mbajnë fjalimet e tyre në orën 18:30.
Në orën 19:00 do të organizohet një moment heshtjeje për të vrarët në Novi Sad, ndërsa programi muzikor do të vazhdojë në orën 19:30.
Në orën 20:00, organizatorët do të mbajnë një fjalim të titulluar “Fronti Social”, i ndjekur 15 minuta më vonë nga diçka e quajtur “Zhurma më e madhe në Serbi”.
Fjala përfundimtare është planifikuar për në orën 21:00 dhe në orën 21:20 do të fillojë pastrimi i zonës, shoqëruar me një program muzikor.