SPANJE– Një javë pas masakrës në Barcelonë, ku një furgon mori para një turmë njerëzish, duke lënë të vdekur 14 persona dhe plagosur mbi 100, një tjetër kërcënim vjen për Spanjën. ISIS ka publikuar një video ku kërcënon se lufta ndaj Spanjës do të vijojë deri në fund të botës, ndërsa shtojnë se: Me lejen Allahut, (Zotit) Al Andalus do të kthehet ajo që ka qenë dikur, tokë e Kalifatit “, shkruan ‘Tgcom’.

Në video shfaqen dy terroristë që identifikohen si “Al Qurtubi” dhe “Qbusalman Al Andalus”, lëshojnë kërcënime të ndryshme ndaj Spanjës, duke pranuar ndër të tjera se: “Nuk do t’ju lëmë të qetë kurrë!”.
ISIS
Në videon në fjalë shfaqen edhe imazhe nga masakra në ‘La Rambla’ dhe manifestimin me homazhet në sheshin Katalonia ku merr pjesë edhe mbreti Felipe VI, kryeministri Mariano Rajoy si dhe presidenti katalanas Carles Puigdemont.

4380248300000578-4817584-image-a-9_1503524836585

Video përfundon me imazhin e Younes Abouyaaqoub, autori i sulmit në Barcelonë, ku shihet se si vritet nga policia, ngjarje që ndodhi të hënën. “Daily Mail” ka publikuar edhe videon e ISIS ku shfaqen dy terroristët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: