Ish-deputeti i Durrësit Gazmend Oketa i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se ka parë në terren zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët në vend që të ndihmojnë qytetarët, ishin aty me këpucë lustrafinë.

Oketa u shpreh se si qytetar i Durrësit ka shkuar në disa banesa të dëmtuara nga tërmeti dhe në të shumtën e tyre i është thënë se nuk ka ardhur askush për inspektim.

“Unë jam edhe inxhiner, por edhe bbanor i Durrësit. Unë nuk jam larguar nga qyteti i Durrësit. Për shkak të profesionit të inxhinierit, u jam përgjigjur qytetarëve, sigurisht jashtë çdo funksioni zyrtar. Kam vënë re këta ditë nëpër Durrës si menaxhohet situata pas tërmetit. Kam parë që kur gërmohej në gërmime, zyrtarët qeveritarë kanë shkuar me këpucë lustrafinë. Ua them sinqerisht që në çdo banesë që kam shkuar, në asnjë prej tyre nuk më është thënë që janë vizituar nga zyrtarë apo ekspertë”, tha Oketa.

Gazmend Oketa theksoi se falënderon ekspertët e huaj për ndihmën ndaj Shqipërisë në këto momente të vështira. Ai kritikoi qeverisjen aktuale, duke thënë se nuk drejtohet shteti me “Facebook”.

“Unë falënderoj të gjithë ata të huaj që na ndihmuan në këta ditë të vështira. E kuptoj mungesën e Bashkisë Tiranë apo Bashkisë Durrës, por ekspertët duhej të flisnim më shumë. Unë gjykoj se shembjet janë paksa të nxituara. Duheshin parë provat e dëmtuara. Këto mund të ishin prova për Prokurorinë. Unë besoj se ky mënyra e drejtimit të shtetit shqiptar me FB e me rrjete sociale, shteti shqiptar del zbuluar dhe i pavlerë. Kjo situatë u paralajmërua më 21 shtator. Me këtë nuk dua të them se e dinim, sepse askush nuk e di, por disa godina u dëmtuan me atë tërmet”, deklaroi Oketa.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb