Pas ndarjes nga jeta ditën e sotme të ish-themeluesit të Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga, ka reaguar deputeti Erjon Braçe.

Nëpërmjet një fotoje të shkrepur vite më parë, të postuar në adresën e tij zyrtare në Instagram, deputeti socialist ka shprehur keqardhjen për humbjen e Hajdaragës.

“Nuk dua të të përjcell nesër Luan, ishte bukur me ty si shok, si mik e si vëlla i madh,” e nis Braçe postimin e tij.

Postimi i plotë

Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;

Kohe e veshtire,

beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor,

sup me sup me shokun, mikun, vellain;

Burra usheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes,

peshes-ne rastin tone.

LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!

Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.

Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe,

tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes,

ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes

ne vitin 1994!

Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin,

zbriti nga timoni shoferin e tij dhe,

nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!

Nuk mbaroi aty;

Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines,

pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim,

kishim policine sekrete te kohes,

ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes,

deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;

Ajo djathtas e poshte,

ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,

Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit,

ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas,

u ça majtas e djathtas,

here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures,

por per te mbetur gjalle!

Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!

Na shpetoi Luan Hajdaraga!

Prej asaj dite nuk u ndame me,

Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.

Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;

Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;

Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996,

janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!

Bashke ne ditelindjet e mia,

atje tek shtepia e vogel ne Kombinat,

ne gazete, kudo ……..

Hajdaraga, ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes ne vitet 1998-2000 gjate qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qene profesor i sociologjise.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: