Reperi Fero ishte pjesë e një “konference” në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të banorëve. Një nga pyetjet erdhi nga aktori Rezart Veleshnja dhe lidhej me Hatixhe Stojkun, e njohur si Hati, një influencuese myslimane që promovon jetën e luksit në rrjetet sociale.

Veleshnja pyeti Fero për mendimin e tij mbi Hatixhen, duke theksuar se si praktikant i fesë nuk pajtohej me mënyrën se si ajo shfaqej në internet.

“Çfarë mendimi ke për Hatin, vajza e mbuluar me shami që del në internet dhe këndon këngë me tekste që t’i e di shumë mirë si janë, unë për vete jam praktikant dhe nuk e pranoj?” –pyeti aktori.

Megjithatë, reagimi i Hatit ndaj Veleshnjës nuk vonoi, pasi ajo publikoi disa mesazhe private të dërguara nga aktori, ku ai shfaqte një mendim shumë më pozitiv për të, madje e këshillonte të mbyllte komentet në rrjetet sociale. Në mesazhe, Veleshnja i shpreh Hatit simpati, duke e quajtur “e mirë dhe fëmijënore”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hatixhe Brika✨ (@__hatiii)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb