Në 2015 Parma falimentoi dhe u detyrua të niste edhe një herë nga zero gjithçka duke filluar nga kategoria më e ulët e futbollit italian, Seria D. Pothuajse i gjithë ekipi u shpërbë me futbollistët që nxituan për të gjetur një tjetër strehë ku mund të luanin.

I vetmi që qëndroi edhe pse kishte menduar të tërhiqej për shkak të moshës, në atë kohë 37-vjeç, ishte kapiteni i ekipit, Alessandro Lucarelli. Ai zgjodhi të mos tërhiqej pasi i dhimbte shumë që Parma e tij të gjendej në të tillë situate dhe tifozëve iu premtoj se do të vazhdonte derisa klubi të kthehej atje ku e meritonte.

Ndeshjen e fundit theu rekordin për më shumë prezenca me fanellën e Parmës,311,dhe menjëherë u dërgoi një letër tifozëve ku ndër të tjera thuhej: “Unë e di që kam bërë shumë gabime, disa gola mund t’i kemi pësuar për fajin tim, por në çdo ndeshjen kam dhënë maksimumin, gjithçka që mund të jepja nga vetja ime…”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb