Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Blushi i cili ndodhet te Policia e Tiranës e cilësoi pengmarrje kriminale.

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal të një strukturë kriminale terroriste guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm”, deklaroi Blushi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb