Letërsia shqiptare është sot në zi, me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Në 85-vjetorin e lindjes, Kadare në një intervistë në News24 për gazetaren Fatmira Nikolli, ka rrëfyer emocionet që përjetonte kur takonte të rinjtë.

Sipas tij, të rinjtë që lexojnë, janë ata që ngjallin shpresën për të ardhmen, pasi shtohen në shoqëri mendjet e lira.

“Mora gëzimin që letërsinë e duan njerëzit dhe do ta duan gjithmonë”, tha ai.

Kolosi i letrave shqipe Ka folur edhe në lidhje me bashkëshorten e tij Helena Kadare.

“Roli i Helenës i pazëvendësueshëm nga asgjë tjetër. Pa atë e kam të vështirë ta përfytyroj jetën time”, u shpreh Kadare.
Shkrimtari që i dha zë vendit në kohët e mbylljes së madhe, ka shënjuar epokën e tij, ndonëse jetoi në një luftë të vazhdueshme mes Lindjes që e ndalte e perëndimit që e grishte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: