Wojciech Szczesny, ish portieri i Juventusit, i cili vetëm pak ditë më pare, zyrtarizoi largimin e tij nga futbolli i luajtur, rikthehet të flasë për marrëdhënien e tij me drejtuesit bardhezi dhe tregon se cilat ishin arsyet që e shtynë atë, të merrte këtë vendim të befasishëm:

“Unë personalisht do të dëshiroja ta ndihmoja Juventusin edhe këtë vit, por kjo gjë nuk ishte në dorën time. Nuk e prisja të isha këtë vit jashtë projektit të klubit. Kam folur me Giuntoli dhe ai  dinte idenë time, për të zhvilluar edhe një vit e më pas do të tërhiqesha, por më pas mësova nga gazetat, se Juventusi kishte shfaqur interes për Di Gregorion, një portier që për hir të vërtetës une e pëlqej shumë. Pas Juventusit nuk e ndjeja se mund të filloja një eksperiencë të re. E respektoj vendimin e klubit, megjithëse nuk e dakordësoj”, përfundoi intervistën e tij Szczesny.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: