TIRANË
Monika Kryemadhi ka folur sot hapur para gazetarëve dhe ka ndarë edhe ndjesi personale. Ajo deklaroi se divorcin me Ilir Metën nuk e kishte menduar kurrë dhe se e do sërish. Kryemadhi deklaroi se nuk bëhet fjalë për rikthimin, por tek ajo se si ndihesh. Madje ajo theksoi se në një moshë të re do e kishte vrarë veten për Ilir Metën, por se tani mund ta bënte një gjë të tillë vetëm për fëmijët.
“Do takohemi prapë, por e kisha për t’ju orientuar më shumë, është 167 faqe. Ka ripërsëritje pafund. Ajo do sistemuar nga ana ligjore dhe logjike. Për hir të së vërtetës ju jam mirënjohëse sepse më keni dhënë mundësi të shprehem. Që të jemi të sinqertë çdo gjë e kam menduar, por divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën por divorcin nuk e kisha menduar kurrë. Unë e kam dashur dhe e dua, s’ka rëndësi çfarë bën. Është babai i fëmijëve të mi. Më ka lënë të jem vetvetja, por kur një gjë mbaron, mbaron, nuk e mban dot me zor. Nuk është çështja te rikthimi, është çështja tek ajo se si ndihesh. Prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët.
Në një moshë të re mund të vrisja veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët. Ilir Meta është një politikan patriot. Kur të përfundojnë paratë tona në bankat e Serbisë dhe të mos kemi para as për rrogat do dalin fjalët e Ilir Metës. Diagnostikimet për politikën shqiptare, Ilir Metës i kanë dalë gjithnjë”, tha Meta.
(BalkanWeb)