Mohamed Salah për momentin e ka të gjithë botën e futbollit nën këmbët e tij pasi po bën mrekullira me klubin e Liverpulit. Pavarësisht se sa i takon ecurisë te “the reds” gjithçka po shkon më së miri, egjiptiani tregon se po has një vështirësi e cila nuk ka të bë dhe aq shumë me futbollin.

Sulmuesi i krahut shënoi dje golin e 20 të sezonit me Liverpul në të gjithë kompeticionet pasi mposhtën 4-0 Bournmouth në “Vitaly Stadium”, duke bërë që 35 mln stërlinat e paguara në verë te Roma të duken një investim i përkryer.

Por pavarësisht se ai po duket i pabesueshëm me atë që po bën në fushën e lojës, një histori krejt ndryshe është në dhomat e zhveshjeve. Duke folur në një intervistë për uebsitin e klubit ish-futbollisti i Chelsea-s ka zbuluar se ai nuk kupton asgjë nga ajo që thotë shoku i tij i skuadrës, Jon Flanagan, i cili sipas egjiptianit ka një theks të tmershëm.

Liverpool's Jon Flanagan (left) during a training session at Melwood Training Ground, Liverpool.
Liverpool’s Jon Flanagan (left) during a training session at Melwood Training Ground, Liverpool.

“Unë përpiqem ta kuptoj, mendoj, por është shumë e vështirë…shumë e vështirë! Theksi është shumë i vështirë për tu kuptuar. Theksi i Flanagan është një nga më të këqijntë. Nuk kuptoj asgjë nga ato që ai thotë. Kur është duke biseduar duket sikur nuk flet normalisht!”

901a5e795a37cd1d8972b73300636d04

25-vjeçari është futbollisti i tretë më i shtrenjtë i klubit sipas “Transfermarket”, por sa i takon jetës së tij në “Anfield”, egjiptiani tregon se po kalon një moment të shkëlqyer, që pas transferimit në verë.

“Jam i lumtur ku fansat këndojnë emrin tim. I dëgjoi ata kur jam në fushë dhe kjo më bën të lumtur. Të bën të ndihesh ‘wow’. Të ndryshon emocionalisht. I falënderoj shumë tifozët që këndojnë emrin tim në stadium.”

“Vërtetë, i respektoj shumë. Është diçka e madhe për mua pasi jam këtu prej pak muajsh, por kur dëgjoi që tifozët këndojnë emrin tim ndeshje pas ndeshje, tregojnë dashurinë dhe respektin, kjo tregon shumë për mua.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb