Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti u detyrua të largohej në minutën e 24-ët nga fusha, në ndeshjen ndaj Udines, për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue.
Pas takimit, Gjimshiti përfundoi në spital, teksa u nevojitën 10 qepje në kokë. Për dëmtimin e Gjimshitit foli trajneri i bergamaskëve, Gasperini, në intervistën pas ndeshjes.
“I pashë pamjet dhe të çarë-n. Nuk e kuptoj se si mund të jetë hapur në atë mënyrë”, tha ai për dëmtimin në vetull të Gjimshitit.
(J.S/BalkanWeb)