TIRANË- Sot kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një video jo nga arritjet e qeverisë. Asnjë rrugë, urë apo ndonjë projekt i realizuar. Rama ka zgjedhur të ndajë në “Facebook” situatën më shumë se dramatike të një familje që jeton në kushte skandaloze.

Me sa duket kryeministri ka pasur një takim me kryefamiljarin dhe i ka premtuar se do ta shikonte nga afër kasollen ku jetonte por nuk e ka menduar se gjendja do të ishte e tillë dhe këtë e thotë edhe vetë. “Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme”, shprehet Rama teksa pyet dy bashkëshortët dhe tre fëmijët se si jetojnë dhe si ja bëjnë kur bie shi.

“Mirëmëngjes, kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi?”, thotë Rama.

Djali i vogël i familjes tregon se është me nënta e dhjeta në shkollë, pavarësisht se mëson në dritare pasi nuk ka ku të ulet.
Kryeministri iu ka premtuar se shumë shpejt do të ndërhyjë dhe shtëpia do të rregullohet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: