Philipp Coutinho pas kalimit sensacional te Barcelona nga Liverpool për shifrën e 162 mln eurove nuk ka dashur që në ish-klubin e tij të ketë hatërmbetje dhe tifozët të mbajnë inate për të. Për këtë arsye me një status në rrjetet sociale Coutinho ka dashur të sqarojë gjithçka.


“Që nga momenti që kam mbërritur te Liverpool, unë dhe familja ime jemi ndierë shumë të mirëpritur dhe kemi bërë shumë miq.


Në fushë dhe jashtë fushës, ne kemi përjetuar bukurinë e këtij klubi dhe të tifozëve të tij. Nga ana tjetër, unë shpresoj se kam lënë kujtime dhe momente që kanë sjellë lumturi tek tifozët e Liverpulit.


Duke shkuar te Liverpool, e dija madhështinë dhe historinë e klubit, por ajo që mësova gjatë qëndrimit ishte zemra dhe shpirti i veçantë i këtij vendi. Ka personalitetin dhe karakterin e vet.

U largova nga Liverpool sepse Barcelona është një ëndërr për mua. Liverpool ishte gjithashtu një ëndërr që unë kam qenë mjaftueshëm me fat për ta realizuar dhe ku kam kaluar 5 vite të jetës sime. Karriera në futboll nuk zgjat dhe aq shume dhe ashtu siç luajta për Liverpool dua të luaj edhe për Barcelonën. Është një eksperiencë që dua të përjetoi dhe jam mjaft i bekuar që arrita ta bëj këtë.

Shpresoj që tifozët të kuptojnë se zgjedhja ime për të përjetuar diçka të re nuk ka të bëjë me zvogëlimin e rëndësisë që ju keni për mua apo për rëndësinë që ka klubi. Asgjë nuk do ta zbejë këtë në zemrën time.

Unë uroj Jurgen Kloop dhe klubin që të keni sukses për pjesën tjetër të sezonit dhe më pas. Liverpool është një klub i mahnitshëm dhe do të vijojë të përmirësohet gjithnjë e më shumë.

Ka shumë njerëz që unë dua të falënderoj, por nuk mund t’i përmend të gjithë individualisht.”

Për largimin e Coutinho-s te Barcelona shkruajtën disa fjalë me radhë Steven Gerard, Jordan henderson dhe Alberto Moreno. Së fundmi është braziliani tjetër i Liverpool, Roberto Firminho, i cili ka bërë një status prekës për ish-shokun e skuadrës dhe njëkohësisht bashkëkombasin e tij.
6b1f14a85a56f41908bf629f3a04bd82
Në instagram Firminho shkruan: “Nuk është e njëjta gjë pa ty”, fakt ky që mund të shqetësojë gjermanin Kloop.

Më tej braziliani shton: “Të uroj suksese të pafund, për të shijuar jetën dhe për të realizuar ëndrrat vëllai im. Zoti të mbron gjithmonë ty dhe familjen tënde. Ishte një nder për të luajtur me një magjistar si ty.”

(e.k/BalkanWeb)