Zëvendëspresidentja Kamala Harris e quajti ish-presidentin Donald Trump një “fashist” duke u bere thirrje votuesve se ai nuk është i përshtatshëm për detyrën. Kandidatja demokrate per presidente Harris perseriti akuzat e leshuara nga John Kelly, një gjeneral marine në pension i cili ishte shefi i shtabit më jetëgjatë i Trump në Shtëpinë e Bardhë, I cili ne fillim te kesaj jave deklaroi se ish presidenti Trump përmbush “përkufizimin e përgjithshëm të një fashisti.” Sipas tij, Trump i admironte diktatorët dhe tha se do të donte të kishte gjeneralë ushtarakë po aq besnikë sa lideri nazist Adolf Hitler. Harris tha se komentet e Kelly-t, që vijnë vetëm dy javë para zgjedhjeve, janë “një kembane alarmi për popullin amerikan”.
“Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht ata njerëz që e njihnin atë më mire. Unë besoj se Donald Trump është i rrezikshëm”, vazhdoi ajo. Votuesit nuk duan presidenti I Shteteve te Bashkuara te admiroje diktatorët dhe te jete fashist”.
Trump u përgjigj në platformën e tij “Truth Social”, duke iu referuar Harris si “Shoqja Kamala Harris” – një referencë për ato që ai thotë se janë politikat e saj të së majtës ekstreme – dhe e përshkroi atë si një “kërcënim për demokracinë”.
“Ajo po e ngre gjithnjë e më shumë retorikën e saj, duke shkuar aq larg sa të më quajë Adolf Hitler dhe çdo gjë tjetër që i vjen në mendjen e saj të deformuar”.
Rreth 26.5 milionë njerëz në të gjithë SHBA kanë votuar tashmë personalisht ose me postë, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës. Disa shtete amerikane mundësojnë votimin e hershëm. Kjo përfshin 1.9 milion njerëz në Xhorxhia, 1.1 milion njerëz në Michigan, 1.7 milion njerëz në Karolinën e Veriut dhe 1.1 milion njerëz në Pensilvani – të gjithë keto shtete konsiderohen me elektorat te lekundur te cilat do te bejne diferencen ne zgjedhjet presidenciale amerikane.
Më shumë se 63 milionë njerëz në të gjithë SHBA-në kanë kërkuar fletëvotime me postë dhe 15 milionë njerëz i kanë kthyer ato, sipas gjurmuesit.