Gazetari Artan Hoxha ka komentuar një raport të fundit të Guardia di Finanza, sipas të cilit hapësira e mbjellë me kanabis në Shqipëri është trefishuar. Në studion e emisionit “Kjo Javë” Hoxha theksoi se rritja e kultivimit të kanabisit ka arritur nivele alarmante, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës.

Sipas Hoxhës, sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë një rritje të dukshme të kultivimit të kanabisit në vend. “Historikisht, në vitet parazgjedhore, sasia e kanabisit rritet. Por këtë vit, mbjellja është rritur edhe për shkak të rritjes së çmimit dhe fluksit të turistëve,” tha ai.

“Sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë se ka pasur një rritje të ndjeshme në kultivimin e kanabisit në Shqipëri, sidomos në qarkun e Shkodrës në përmasa të frikshme. Historikisht në vitet parazgjedhore sasia e kanabisit është rritur. Mbjellja është rritur po ashtu për shkak të rritjes së çmimit dhe shtimit të turistëve në vend”, tha ai.

Hoxha përmendi se disa të rinj, përfshirë ata që kanë ardhur nga Anglia, janë rikthyer në Shqipëri për të kultivuar kanabisin. “Mos prisni që ata të kultivojnë domate në zonat malore të Shqipërisë,” theksoi ai, duke ilustruar se ndryshimi në çmime ka ndikuar në zgjedhjen e tyre për kultivim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb