Skuadra e Real Madrid do të takohet të hënën më 8 korrik në Valdebebas për të filluar  përgatitjet parasezonale përpara se të udhëtojë për në Kanada të shtunën . Zinedine Zidane do të udhëtojë bashkë me yjet e tij, por James Rodriguez është një prej atyre që nuk do të jenë të pranishëm, pasi kanë luajtur në Copa America me Kolumbi deri pak ditë më parë.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme për mungesën e tij dhe është e njohur se Zidane nuk ka më besim tek kolumbiani, e ardhmja e të cilit tani me siguri qëndron larg kryeqytetit dhe si ai dhe trajneri duan që situata e tij të zgjidhet sa më shpejt.

Lojtari nuk ka plane për t’u kthyer në Madrid , dhe ai shpreson se ai mund të konfirmojë kalimin e tij në Napoli sa më shpejt. Por edhe në rast se kjo marrëveshjeje nuk kalon, James nuk ka ndërmend të kthehet në Madrid.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb