Billie Eilish ka paralajmëruar kohët e fundit për rreziqet e dietave ekstreme.
Teksa fliste në podcastin Fresh Air, këngëtarja 23-vjeçare paralajmëroi fansat e saj për rreziqet e dietave të rënda, tha: “Para disa vitesh… Unë kisha qenë në këtë lloj udhëtimi vërtet intensiv shëndetësor dhe humba shumë peshë.”
“Isha më e dobët se kurrë dhe më e fortë se kurrë. Por veçmas”, tha Eilish, duke shtuar, “Isha jashtëzakonisht e palumtur dhe e pavetëdijshme se sa e palumtur isha. Nuk është një mënyrë argëtuese për të jetuar.”
Në një intervistë tjetër, këngëtarja e BIRDS OF A FEATHER foli më parë për Complex, në dhjetor 2024, për vështirësitë e saj me imazhin e trupit.
“Gjithçka që kam veshur ishin fustane dhe funde zanash. Unë kurrë nuk kam veshur pantallona apo pantallona të shkurtra kur isha e vogël”, tha Eilish.
“Kur isha 11 vjeç, u fiksova pas një marke të quajtur Brandy Melville. Dhe ata shisnin rroba vetëm në një madhësi. Unë isha më topolake dhe isha e fiksuar pas këtyre rrobave.” Billie Eilish ndau se ajo nuk ishte e dobët dhe këtu filluan problemet e saj me trupin.