Fillimisht lindi si një sondazh i radhës, në kushtet kur Man.United është vënë në lëvizje për të gjetur një anësor. Lajmi se Elsid Hysaj kishte përfunduar në fokusin e “djajve të kuq” nuk është një thashethem merkatoje por një ide konkrete, me britanikët që e kanë seriozisht për të transferuar mbrojtësin e Napolit në Premier League.

Hysaj
Hysaj

“Sky Sport” zbulon një prapaskenë interesante e cila flet shumë mbi këtë tratative e cila pritet të marrë formë të plotë në ditët në vijim. Objektivi kryesor i trajnerit Solskjaer ishte Aaron Wan-Bissaka, anësori i Crystal Palace. Oferta e parë zyrtare prej 50 milion euro është refuzuar në mënyrë kategorike nga Palace duke bërë që United të ndryshoj destinacion, duke kthyer vështrimin nga Hysaj.

Hysaj
Hysaj

Futbollisti shqiptar plotëson kushtet qe kërkon trajneri Solskjaer, i aftë të luaj në të dy krahët, i balancuar në lojë dhe një futbollist i cili ka një rendimet shumë të kënaqshëm. Një tjetër plus në këtë tratative është dhe vlera e kartonit të Hysaj, presidenti De Laurentiis mund të jetë i kënaqur edhe me 20-25 milion euro. Për Hysaj, Premier League do të ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, aq më tepër të luaj për një klub si Man.Unuited.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb