Napoli-Verona pritet të ketë një interes shumë të madh për qendërmbrojtësin kuqezi, Marash Kumbullën, që ndonëse është ende 19-vjeç, ka mahnitur në këtë fillim sezoni duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Pak ditë më parë ishte Fiorentina që u përfol se ka gati sulmin për ka marrë shkodranin në janar, ndërsa dje u raportua për një interesim konkret të Napolit dhe një përgjigje të thatë të Veroës: pa 10 milionë euro, lojtari nuk lëviz!

Por së fundmi është Juventusi ai që ka shfaqur sërish interes për shtatlartin, teksa kishte provuar në verë ta “rrëmbete” thuajse falas atë. Sipas asaj që raporton “calciomercatoweb.it”, drejtues të klubit bardhezi do të jenë të fokusuar te përballja Napoli-Verona për të parë lojtarin në një test vërtet delikat në transfertë në fushën e një prej pretendentëve për titullin kampion. Verona mund të fërkojë duart e kënaqur, lojtarin të cilin e përkëdheli, e rriti dhe e lëshoi në fushat më të rëndësishme të futbollit italian, tashmë mund t’i sjellë shumë miliona arkave të klubit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb