Kryevepra e realizuar kundër Anglisë që i dha fitoren Belgjikës ka bërë që të flitet shumë për Adnan Januzaj. 24-vjeçari tani është shndërruar në një ‘problem’ më shumë për trajnerin pasi detyrimisht do të kërkojë më shumë minuta gjatë ndeshjeve të ardhshme.


Në një intervistë të fundit Januzaj ka folur për këto, por edhe për shumë tema të tjera siç është festimi i munguar i golit me simbolin e shqiponjës, ndryshe nga si vepruan Xhaka dhe Shaqiri.


Sa i përket imitimit të festës së Xhakës apo Shaqirit, mund të them se nuk mendoj për politikën gjatë shënimit, por preferoj t’i festoj golat me shokët e skuadrës”, ka thënë Januzaj.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb