Grupi E, është edhe grupi që përmban edhe më shumë enigma, duke qenë se të katër skuadrat e tij, Belgjika, Rumani, Sllovakia dhe Ukraina vijnë në barazi totale, një ndeshje nga fundi.
Belgjika e nisi shumë keq aventurën në këtë evropian, teksa u mund në mënyrë befasuese ndaj Sllovakisë, por me pas arriti të gjente suksesin e parë, ndaj ekipit rumun.
Përpara sfidës së fundit, që do të vendos edhe fatin e Belgjikës në evropian, u shpreh edhe tekniku italian i belgëve Tedesco.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se ky është një stadium (luhet në Shtutgard) dhe vend i vjetër për mua. Unë u rrita këtu. Ndeshja e parë që shkova për të parë ishte një ndeshje e Shtutgartit. Ukraina? “Kundërsulmet janë një forcë e natyrshme e Ukrainës për shkak të ritmit të tyre me lojtarë si Sudakov, Mudrik dhe Dovbik. Ata pëlqejnë të kenë topin dhe ta kontrollojnë atë. Ata kanë shumë zotërim dhe një lojë të mirë pozicionale. Ata i kanë hapur të gjithëve probleme, madje edhe skuadrave si Anglia, Italia dhe kundër Gjermanisë. Nuk është e vështirë apo e vështirë psikologjikisht.

Nuk mund t’ju them recetën për të nxjerrë një ndeshje në barazim: ne luajmë vetëm për të fituar. Nuk do të shqetësohemi për llogaritë, ne duam të fitojmë. Nëse bëhet fjalë për dhjetë minutat e fundit apo diçka e tillë, ne e dimë se çfarë të bëjmë për të ruajtur një rezultat, por ne do të synojmë ta fitojmë atë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: