Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja-n” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Shumë ndryshe ishte atmosfera në kampin anglez. Zhgenjimi për finalen e dytë rradhazi të humbur në 3 vite ishte shumë i madh tek “Tre Luanët”. Megjithatë tekniku Southgate kërkoi t’u japë besim lojtarëve të tij për t’u ringritur pas kësaj disfate:

“Kemi zhvilluar 2 finale dhe 1 gjysmëfinale të evropianit në 8 vitet e fundit.E kuptoj që është e trishtueshme për ta, por nuk ka arsye për t’u mos ringritur. Lidhur me rinovimin tim, nuk mendoj se ky është momenti i duhur për t’u shprehur në lidhje me këtë temë. Duhet të flas me personat përgjegjës, po jo në këto momente”, përfundoi Southgate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: