TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama është shndërruar në një personazh qesharak, por edhe komik.

Kryemadhi zbuloi një të vërtetë tjetër, teksa tha se lajmërimi për ndërprerjen e projektit të rrugës Thumanë- Kashar nuk është i vërtetë, por shtoi se ky projekt po kryhet me një “devotshmëri të paparë”.

“Ne qeshim dhe ne bëjmë shaka  me të, sepse e ka ulur veten. Ky është personazh, i cili çdo ditë e më shumë  po bëhet qesharak. Ekonomia po fillon të rrënohet.  Projekti i rrugës Thumanë-Kashar nuk është anuluar, por po vazhdon me një devotshmëri të paparë. Arroganca që ka kjo qeveri po kalon çdo pritshmëri”-tha Kryemadhi.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Kryemadhi kritikoi hapur edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë. Sipas saj, ata nuk kanë folur fare për procesin e zgjedhjeve duke pranuar “veprimet e turpshme” të 30 qershorit.

“Mund ta largojmë këtë njëri të çmendur vetëm me rezistencë.  Çdo hap i opozitës ka qenë i mirëmenduar. Keni dëgjuar ju ndonjë  ambasador të flas për zgjedhjet. Pse nuk flasim për zgjedhjet, por flasin vetëm për dialog”-shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb