TIRANË

Gazetari Arion Sulo i ftuar në “Real Story” në News 24,  teksa foli për intervistën e kandidatëve para KLP-së për postin e kryeprokurorit të vendit kritikoi ashpër kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, e cila sot tregoi për filozofinë se si do të drejtojë nëse zgjidhet në këtë post të rëndësishëm. Sipas Sulos,  Arta Marku ka fajet e veta dhe nga mosveprimi i saj kriza politike në vend ka marrë përmasa shumë të thella.

“Shqipëria është në krizë politikë me opozitës jashtë parlamentit për shkak të mos hetimit  të dosjeve për vjedhjeve të zgjedhjeve. Kjo është një peshqesh nga Arta Marku. Merr dosjen dhe e çon në Dibër. Ajo e zhbëri si dosje Zonja Arta Marku u zgjodh u tha se ishte përkohshme dhe ajo zgjat 6 muaj, dhe tani u be 2 vjet dhje kjo tregon anësinë e saj”-tha ai.

Nga ana tjerët, gazetarja e kronikës në News 24 Klodiana Lala tha se Arta Marku pranoi para KLP-së se nuk ka përmbushur siç duhet pritshmëritë e publikut me arsyetimin se aq ka pasur kompetencë për të vepruar.  Gazetarja pohoi se Marku nuk foli fare për tonelatat e kokainës të kapur në Shqipëri, por as për dosjet e forta zgjedhore si ajo “339 dhe 184”.

“Zonja Marku erdhi në krye të institucionit si një grua e pastër sa i takon përfshirjes në korrupsion. Në këtë seancë unë mendoj krejt të kundërtën. Unë pashë një Arta Marku që në vend se do të fliste për vizionin se si do të drejtonte në 7 vitet e ardhshme, ajo tha se unë nuk kam përmbushur pritshmëritë e publikut.Ajo tha se këto pritshmëri nuk i kam përmbushur se nuk kanë qenë në dorën time. Ajo ka lëvizur 80 prokurorë dhe i ka  transferuar. Ajo tha se kam punuar nën presion mediatik dhe politik, por nëse nuk del mbi presionin politik, atëherë nuk mund ta bësh  rolin e  kryeprokurorit. Ajo shiti heqjen e mandatit e kryebashkiakut të Vorës, por çështja i shkoi e gatshme në tavolinë dhe nuk tha asgjë për dosjen 184 dhe 339 dhe nuk foli asnjë fjalë për tonelatat e kokainës që janë  kapur në Shqipëri.  Dosjet 184 dhe 339 janë dosje të mbaruara, vetëm nëse Spak i zgjon sërish. “tha Lala.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: