GJIROKASTER– Familjarët e Kostandinos Kacifas kundërshtojnë ekspertizën e Institucionit të Mjekësisë Ligjore Shqiptare. Familja minoritare këmbëngul që një ekspert privat të përcaktojë shkakun e vdekjes së të afërmit të tyre dhe nga ana tjetër refuzojnë të tërheqin trupin nga morgu iGjirokastrës. Por, eksperti grek nuk mund të bëjë ekspertizë në ambjentet e Morgut, pasi më herët nevojitet një vendim i prokurorisë së Krimeve të Rënda për rikryerjen e autopsisë.

Vendimi mund të merret vetëm pas një kërkesë zyrtare nga familjarët e të Kacifas i vrarë të dielën në Bularat nga Renea pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë. Por burimet nga institucioni i akuzës thanë se ende nuk kanë marrë një kërkesë të tillë.

Në dosjen hetimore prokurorët  kanë administruar vetëm autopsinë e kryer nga ekspertët shqiptare. Edhe nëse do të ketë një kërkesë nga të afërm të Kacifas, Krimet e Rënda mund të pranojnë që i pranishëm të jetë një ekspert grek, por gjithësesi veprimet do të kryhen nga ekspertët shqiptarë, të vetmit që autorizon ligji për ta kryer autopsinë e viktimës. Ndërkaq edhe pse kanë kaluar dy ditë nga vrasja e minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës, telefoni i Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, nuk është gjetur ende. Telefoni i viktimës mund të japë detaje dhe informacione të rëndësishme, për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nëna e Kostandinos vijon të jetë në një gjendje të rënduar psikologjike pas vrasjes së djalit.

Kacifas qëlloi ndaj Policisë së Shtetit ditën e diel, dhe pas shumë orësh përplasje me armë, aksioni në fund përfundoi fatal për minoritarin, i cili u qëllua nga forcat RENEA, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’u dorëzuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb