Rregullatori i medias shtetërore në Rusi i kërkoi një gjykate të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram, pasi ky i fundit ka refuzuar t’i japë Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi qasje në të dhënat e mesazheve të përdoruesve.

Roskomnadzor tha përmes një deklarate se ka paraqitur padinë në Gjykatën e Qarkut Taganka në Moksë, duke kërkuar “kufizime në qasjen e Telegramit në territorin e Rusisë”.

Ky veprim mund të nxisë shqetësimet se Rusia po synon të kufizojë liritë e internetit, pas zgjedhjes së presidentit Vladimir Putin, më 18 mars, për një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Kritikët e Kremlinit e kanë përdorur Telegramin për të bërë thirrje për protesta antiqeveritare dhe për të publikuar akuza për korrupsion kundër Putinit, shkruan rel.

“Kërcënimet për të bllokuar Telegramin nëse nuk i jep të dhënat private të përdoruesve të tij, nuk do të japin fryte”, ka thënë bashkëthemeluesi i Telegramit, Pavel Durov, pas kërkesës që i ka bërë Roskomnadzor më 20 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: